Ylli i muzikës pop Ed Sheeran është shprehur se jeta e tij ka ndryshuar pas ardhjes në jetë të vajzës së tij Lyra vitin e kaluar.
“Sapo Cherry më tha se ajo ishte shtatzënë, jeta ndryshoi për sa i përket punës dhe shëndetit dhe asaj që unë po konsumoja, qoftë ushqim apo alkool,” u shpreh ai në BBC Radio.
Këngëtari ndryshoi gjithashtu zakonet e tij, duke punuar “nëntë deri në pesë” në vend që të mbaronte seancat e regjistrimit në 2 të mëngjesit.
Sheeran dhe Cherry Seaborn njoftuan lindjen e fëmijës së tyre të parë, Lyra në Gusht, duke u thënë fansave se ishin “plotësisht të dashuruar”.
Artisti ka zbuluar se e vogla nuk është fansja e tij më e madhe pasi ajo thjesht qan kur ai i këndon asaj këngët e tij të reja. 30-vjeçari ka zbuluar këngën e tij të parë nga albumi i tij i pestë. “Bad Habits” shënon rikthimin e tij në muzikë pas deklaratës në 2019 për t’u tërhequr disi nga kjo e fundit.