Mbretëresha takoi së fundmi kryeministrin e Britanisë, Boris Johnson, në Pallatin Buckingham. Ajo që mori vëmendjen e të gjithëve ishte se në imazhet e publikuara nga kjo mbledhje, në sfond dukeshin kornizat familjare, ku ndër të cilat ishte dhe një foto e Dukës dhe Dukeshës së Sussex.
Fotografia e çiftit ishte nga fejesa e tyre në vitin 2017, por nuk është publikuar zyrtarisht për publikun, sipas “People”.
Vihet re se pranë fotos së Harry-t dhe Meghan, ishin imazhet e anëtarëve të tjerë të familjes mbretërore, përfshirë Princin William dhe Dukeshën Kate, si dhe fotografia e burrit të ndjerë të mbretëreshës, Princit Philip.
Kujtojmë se intervista e Princit Harry dhe Meghan Markle për Oprah Winfrey kundër familjes mbretërore tronditi gjithë botën dhe akoma vijon dhe diskutohet.

Edhe pse ato u shprehën publikisht në lidhje me pakënaqësitë e tyre për jetesën brenda institucionit mbretëror, ata nuk kanë folur asnjëherë negativisht për vetë mbretëreshën. Madje, ata kanë shprehur mirënjohjen e tyre ndaj saj, pasi e kanë pagëzuar të voglën e tyre me pseudonimin e familjes për mbretëreshën, ‘Lilibet’.
Ky emër u zgjodh në nder të stërgjyshes së saj, Mbretëreshës Elizabeth, të cilën e thërrisnin kështu me përkëdheli në rininë e saj. Diana, në nder të gjyshes së saj të ndjerë, princeshës së Uellsit. Ata do ta thërrasin të voglën ‘Lili’.
