Alma Bektashi ndahet nga bashkëshorti, ai e tradhtoi me një psikologe 20 vite më të re

Mediale Vip

Alma Bektashi ndahet nga bashkëshorti, ai e tradhtoi me një psikologe 20 vite më të re

Më: 26 qershor 2021 Në ora: 09:15
Alma Bektashi, Sokol Stafa

Këngëtarja e njohur nga Kosova, Alma Bektashi ka qenë gjithmonë shumë e rezervuar kur bëhet fjalë për jetën private.

Ajo ka zgjedhur të flasë rrallëherë për familjen e saj.

Alma është komentuar shumë në mediat rozë, pasi bashkëshorti i saj, Sokol Stafa “theu” traditën dhe la Tiranën, vendlindjen e tij, për të jetuar në Prishtinë tek gjysma e tij.

Image
Insta

Mirëpo, duket se çifti i kanë dhënë fund martesës së tyre 25-vjeçare.

Mediat bëjnë me dije se Sokoli e ka tradhëtuar këngëtaren. Ai ka krijuar një lidhje dashurie me një psikologe 20 vjet më të re.

Kujtojmë që dyshja janë prindër të dy fëmijëve, një vajze të quajtur Anisa dhe djalit më të vogël Orest.

Nga një vëzhgim i bërë nga abcnews.al, vihet re se edhe në rrjetin social “Instagram” të Almës, nuk ka asnjë foto me bashkëshortin. Mesa duket, ajo ka zgjedhur të fshijë çdo kujtim që e lidh me të kaluarën.

Image
Alma Bektashi, Sokol Stafa me femijet
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat