Kush ka vajza botën ka! Po, e vërtetë! Por edhe kush ka motra ka botën!
Vajzat që kanë motra e kuptojnë më mirë këtë, pasi mamaja i ka bërë me një shoqe të ngushtë që do ta kenë përjetë aty. Lidhja e gjakut zgjat përgjithmonë, ashtu siç zgjat edhe lidhja mes dy motrave.
Edhe moderatorja Dojna Mema po gëzon sot për motrën e saj, Mikelën, e cila feston ditëlindjen.
Dojna zgjodhi fotot më të veçanta nga fëmijëria, ku dy vajzat shfaqen në moshë të vogël, si dhe i shprehu gjysmës së saj dashurinë ashtu siç vetëm një motër di.