Këngëtarja ka bërë rikthimin e saj në muzikë pas një kohe pauze.
Gordana Kingji, e njohur në estradë si Baby G ka lansuar projektin e saj të ri muzikor.
“Larg”, mban titullin kënga e artistes shqiptare të cilën e ka publikuar me videoklip.
Ndërkohë, ajo ka zgjedhur një paraqitje si pothujase çdoherë me shumë stil derisa merr vëmendje me vallëzimin.
Përndryshe, kënga është shkruar nga vetë këngëtarja ndërsa për muzikën është përkujdesur Stine dhe Estia film.
Kujtojmë se, Baby G mbetet një nga emrat më të komentuar në media rozë sa i përket punës së saj në muzikë dhe jetës personale.