Këngëtarja lansoi projektin muzikor me videoklip.
Dhe, Enca kishte realizuar skena të ‘nxehta’ në këngën e saj e cila krahas atyre me ish-konkurrentin e ‘Përputhen’, kishte edhe valltare.
Megjithatë i gjithë ky nuk është lajmi kryesor, ajo se çka mori më shumë vëmendje ishte një model në klipin e këngëtares të cilin mund ta shihni në minutat e para të këngës.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/June/27/auto_serbi1624782459.jpg)
Enca Haxhiu, ka zgjedhur që pjesë e klipit të saj të jetë një model serb i cili është një dizajner dhe njëkohësisht është i pasionuar pas palestrës.
Stefan Stojanovic, ishte pjesë e klipit të Encës e cila nuk ka zbuluar arsyen e pjesëmarrjes së tij në këtë projekt muzikor.
Përndryshe, kënga më e re e artistes nga Shqipëria arriti të komentohet e gjitha si pasojë e skenave eksplicite në videoklip.