Naser Rafuna është një prej aktorëve të suksesshëm e shumë të dashur nga publiku shqiptar.
Protagonisti kryesor në serialin vendor “Çka ka shpija” është bukur aktiv në rrjete sociale, ku shpesh ndan edhe mendimet e preokupimet e tij me ndjekësit.
Por së fundi ai ka bërë një dedikim për një njeri shumë të veçantë në jetën e tij, djalin Jarin, i cili sot mbush pesë vjet.
“Sot 5 vite…nuk kishte gëzim më të madh në jetën time. U lind djali jonë Jari.
Ky gëzim na përcjellë çdoherë dhe e falemnderoj Zotin për këtë pasuri dhe e lus që çdokujt të ia mundësoj ndjenjën e njohjës së vetvehtës duke u bërë prind.” ka shkruar Rafuna.
Gjithashtu ka ndarë edhe këtë portret të bukur familjar.
Urime për Jarin!