Kylie Jenner ka zbuluar risinë që ka sjellur në kompaninë e saj kozmetike.
Përmes rrjetit të saj social,Instagram, Kylie ka treguar se i është bashkuar “familjes vegane dhe të pastër” si dhe arsyen pse ka bërë një pauzë të shkurtër nga linja e saj kozmetike.”
Si disa prej jush mund ta kenë vënë re, website i “KylieCosmetics” ka qenë i mbyllur për disa ndyshime. Unë fillova linjën e makeup-it kur isha 17 vjeçe dhe ndjeva se është koha t’i bashkohem familjes vegane dhe të pastër.
Kam punuar shumë për të krijuar formulat e reja novatore dhe jam tepër e emocionuar t’i shpërndaj ato me ju së shpejti. Qëndroni në pritje”, u shpreh Jenner.