Ed Sheeran ka folur së fundmi rreth miqësisë së tij me këngëtaren Taylor Swift.
Ed ka treguar se kanë një marrëdhënie shumë të mirë, mirëpo ai ka zbuluar se ai i ka dhënë një këshillë të gabuar Taylor, përsa i përket botës së muzikës.”Unë i thashë dicka asaj, pasi më luajti “Blank Space” dhe “Bad Blood”.
Ajo më pyeti se cila nga dy këngët duhet të dalë e para? Unë i thashë se definitivisht duhet “Bad Blood”, pasi është një ‘bombë’.
Por, dukshëm “Blank Space” ka korrur më shumë sukses. Unë isha totalisht gabim”, u shpreh Sheeran.