Artisti ka paralajmëruar këngën e re për 2 korrik.
2Ton është ndër artistët shqiptar më aktiv me projekte të reja muzikore, të cilat pëlqehen nga fansat e tij.
Artisti kishe paralajmëruar se po punonte për një projekt të ri muzikor tash e disa javë dhe si duket pritjes i erdhi fundi, ai ka zbuluar se së shpejti po sjell projektin e ri muzikor përmes Instastory.
2Ton sot ndau disa foto në Instastory ku në njërën prej tyre zbuloi se kënga vjen me datën 2 korrik në tregun muzikor dhe quhet “Qika”.