Tash e disa ditë në media po qarkullon lajmi se këngëtarja e njohur Alma Bektashi është ndarë nga bashkëshorti i saj, pasi ky i fundit thuhet se e ka tradhtuar.
Një veprim i këngëtares në rrjetin social Instagram ka lënë të kuptohet se këto thashetheme janë të vërteta.
E ftuar në emisionin e mikeshës së saj Jonida Maliqit, këngëtarja nuk e preku aspak temën e ndarjes.
Por këngëtarja ka pëlqyer një koment, ku shkruhej “Jeni më mirë pa burra” në një fotografi të shpërndarë nga Jonida, ku shfaqet së bashku me Almën.