Projekti më i ri muzikor nga këngëtari David Dreshaj ka ardhur në weekendin e kaluar dhe vetëm për pak orë kënga është kthyer në një hit.
Matësi i kanalit youtube vërteton afër dy milion shikime vetëm për pak orë.
Melodia dhe teksti i këngës "Ma le" është punuar nga TONIC & DENK, biti nga DjrBeatz, TONIC dhe BANNZZ prodhuar dhe menaxhmet Panda Music e Mix nga Niclas Neumann dhe master nga Lex Barkey.
Gjithçka duket mjaft e bukur që nga ritmi veror dhe i ëmbël e deri te klipi mjaft cilësor e ky Davidi vjen taman si një super star i huaj.
Nëse ende se keni dëgjuar dhe parë klipin ne ju ftojmë që ta ndiqni me volum në maksimun më poshtë.BS