Afërdita Dreshaj dhe Jakub Kindl, tre vite më parë i dhanë fund beqarisë, duke kurorëzuar dashurinë me martesë.
Dyshja u martuan në vitin 2018 në një ceremoni private në Miami, meqë rast dasma e tyre është komentuar shumë.
Sot, modelja shqiptare dhe hokeisti çek festojnë përvjetorin e tretë të martesës, e që këtë vit është më ndryshe prej herave të tjera.
Afërdita ka ndarë disa fotografi të shkrepura nga dasma, meqë rast nuk munguan as dedikimet e dashurisë për partnerin.
“Tri vite më parë, u martova me ty dashuria ime. Do të eci gjithmonë me ty”, ka shkruar modelja.
Ndërsa në një tjetër postim, shtoi “Do të kërcej me ty përgjithmonë. Dashuria ime e përjetshme, gëzuar përvjetorin”.
Çifti ka pak muaj që janë bërë prindër për herë të parë, ata u bekuan me një djalë, të cilin e pagëzuan Sky Blue Kindl.