Disa shezllonë u bënë shkak i një sherri që përfundoi me katër të vdekur në Velipojë, mes tyre edhe një 20-vjeçar.
Reperi Capital T fillimisht ishte shprehur i gatshëm që t’i mbulojë të gjitha shpenzimet për varrimin e 20-vjeçarit, veprim i cili u duartrokit nga të gjithë.
Me anë të postimit të fundit, Capitali ndau një lajm lidhur me rrëfimin që e kishte bërë nëna e Musaenit në lidhje me vrasjen e tij.
“Zot jepi force ksaj nane”, shkruan ai i prekur nga rrëfimi i nënës së 20-vjeçarit që kishte ditën e parë të punës.