Shumë prej fytyrave publike kanë dalë haptas në mbështetje të komunitetit LGBTI, ndërsa ka prej tyre që kanë marrë pjesë e performuar në evente që kanë organizuar ata.
Ylli i muzikës pop, JLo, së fundi ka publikuar një fotografi në Instagram, ku u shfaq e veshur me pantallona të shkurtër e bikini, teksa pozoi e lagur buzë plazhit.
Në mbishkrimin që ia la fotos, Jennifer uron fansat e saj që janë pjesë e këtij komuniteti, duke u thënë se janë të fuqishëm e perfekt.
“Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Krenarisë për të gjithë fansat e mi që janë pjesë e komunitetit LGBTQIA +! Jeni forcë… dashuri, jeni të fortë, jeni perfekt”, shkruan ajo.
Kujtojmë se pas ndarjes nga Alex Rodriguez, JLo është ribashkuar me ish-të dashurin, Ben Affleck.