Dyshja lansuan projektin e ri muzikor dy javë më parë.
Dhe, Ronela Hajati dhe Vig Poppa kanë arritur një shikueshmëri klikimesh.
Ishte reperi ai i cili ndau një imazh nga klipi teksa zbuloi se kënga e tyre e realizuar me videoklip ka arritur 2 milionë shikime në platformën YouTube.
Ndërkohë, projekti muzikor i dyshes është pjesë e albumit të këngëtares “Rron” e cila ka edhe disa projekte tjera muzikore.
Kujtojmë se, bashkëpunimi i artistëve u lansua me 20 qershor.
