Justin Bieber i do dhe i vlerëson shumë fansat e tij, por ka disa kufij që ata duhet t’i respektojnë.
Një video e këngëtarit u bë virale gjatë fundjavës, pasi ai u përball një grup fansash që prisnin jashtë apartamentit të tij në New York.
Në videon origjinale, të postuar nga llogaria e TikTok në emrin @VanessaFex, Justin shihet duke ecur nga makina për në shtëpinë e tij, para se një fanse t’i kërkonte një përqafim. Ai jo vetëm që nuk pranoi, por edhe shpjegoi pse do të donte që ata të largoheshin.
"Ky është vendi ku unë jetoj. Dhe unë nuk e vlerësoj faktin ju që jeni këtu. E keni parasysh kur shkoni në shtëpi në fund të natës dhe doni të relaksoheni? Kjo është hapësira ime për ta bërë këtë. Kështu që do ta vlerësoja nëse mund të largoheshit," –tha ai.
Kjo nuk është hera e parë që Justin shpreh bezdi ndaj fansave që zgjedhin ta presin jashtë shtëpisë së tij. Në tetor, ai postoi në Instagram Stories për t’u bërë thirrje fansave për të njëjtën gjë:
"Si e bindni veten se nuk është plotësisht e papërshtatshme dhe mosrespektuese të presësh jashtë shtëpisë sime duke vështruar çuditshëm dhe të bëni fotografi, ndërsa unë hyj në banesën time?! " -tha ai në atë kohë.
Kohët e fundit 27-vjeçari ka qenë shumë i hapur në lidhje me hapat që ka ndërmarrë për të mbrojtur jetën e tij personale më shumë sesa në të kaluarën.
"Kam mësuar patjetër se si të kem kufij dhe thjesht nuk ndihem sikur i detyrohem askujt asgjë," -tha Justin për Billboard në mars. "Kjo më ka ndihmuar të jem në gjendje të them ‘jo’ dhe thjesht të jem i vendosur. E di që zemra ime dëshiron t’i ndihmojë njerëzit, por unë nuk mund të bëj gjithçka. Dua ndonjëherë, por thjesht nuk është e mundur."
Epo, nuk ka aspak faj!