Anën e kujt mban? Motra e Britney Spears reagon për herë të parë për çështjen e kujdestarisë

Mediale Vip

Anën e kujt mban? Motra e Britney Spears reagon për herë të parë për çështjen e kujdestarisë

Më: 30 qershor 2021 Në ora: 07:09
Britney Spears

Pas fjalimit të Britney Spears në një seancë gjyqësore javën e kaluar, ku këngëtarja bëri thirrje për t'i dhënë fund kujdestarisë së saj "abuzive" nga i ati, ka reaguar edhe e motra, Jamie Lynn Spears. Ajo ka treguar se mbështet të motrën dhe është shumë krenare për të.

"Tani që ajo ka folur shumë qartë dhe tha atë që duhej të thoshte, unë ndihem sikur mund ta ndjek shembullin e saj dhe të them atë që më duhet mua", -tha Jamie Lynn dje përmes Instastories në Instagram.

Britney Spears tha në seancën dëgjimore javën e kaluar se ajo ndihej e detyruar të merrte ilaçe dhe të ndiqte terapi kundër vullnetit të saj nën kujdestarinë e të atit, kujdestari që ka qenë në fuqi që nga viti 2008.

Në videon e shpërndarë të hënën, Jamie Lynn Spears tha se ajo kishte folur më parë me motrën e saj në lidhje me punësimin e një avokati të ri.

"Jam shumë krenare për të që përdor zërin e saj," tha ajo në postim. "Jam shumë krenare për të që po kërkon këshillim të ri, siç i kam thënë shumë vite më parë. Oh, jo në një platformë publike, por në një bisedë personale midis dy motrave ... Nëse përfundon kujdestarinë dhe fluturon në Mars apo çfarëdolloj gjëje tjetër që ajo dëshiron të bëjë për të qenë e lumtur, unë e mbështes 100%, sepse unë mbështes motrën time, unë e dua motrën time. Gjithmonë e kam dashur, gjithmonë do ta dua”, -tha ajo.

Spears shtoi se ajo mund të mos e ketë mbështetur të motrën publikisht, përmes rrjeteve sociale, por ka qenë gjithmonë pranë saj dhe do ta mbështesë gjithmonë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat