Mozzik ka ndarë me ndjekësit disa fotografi nga koncertet që i kishte mbajtur viteve të kaluara e shihej numër i madh i fansave.
Ai tregoi se e ka marrë malli që t’i mbush sallat e koncerteve sërish plot, teksa pritet që së shpejti t’i zbulojë datat e koncerteve të reja.
“Mka marr malli”, shkruan reperi sipër njërës foto, ku shihet numër i madh i fansave të pranishëm në koncert.
Reperi gjatë periudhës së pandemisë, ku si gjithë artistët e tjerë u detyrua t’i anulojë koncertet, njoftoi se po hap një biznes të ri.
Kujtojmë se projekti i fundit muzikor nga Mozzik është “Oh Digga”, të cilin e solli në bashkëpunim me Loredanën.