Pas një sëmundje ka ndërruar jetë producenti dhe muzikanti Ylber Aliu.
Në moshën 33-vjeçare, ka ndërruar jetë producenti dhe muzikanti, Ylber Aliu.
Sipas raportimeve jo zyrtare, thuhet se ditë më parë Aliu i është nënshtuar një operacioni në një nga Spitalet në qytetin e Shkupit ndërsa derisa ndodhej atje, nëpërmjet llogarisë së tij në Facebook ai ka nxjerrë pakënaqësitë lidhur me trajtimin që i është bërë në spital.
“Zoti mos ia mundësoft askujt me ardh në spitalet tona të Shtetit!!! Katastrofë e madhe”, kishte shkruar në Facebook, Ylber Aliu.
Theksojmë se Ylberi kishte kohë që po trajtohej në dializë, kjo pasi tre vite më parë u raportua se nëna e tij i kishte dhuruar veshkën, mirëpo në bazë të mospërpuethshmërisë u detyrua që nga prilli i vitit 2020 të trajtohej në spitale.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/June/30/auto_Capture11111625060934.png)