Përurimi i statujës së Diana do të vendosë fatin e marrëdhënies mes William dhe Harry!

Mediale Vip

Përurimi i statujës së Diana do të vendosë fatin e marrëdhënies mes William dhe Harry!

Më: 30 qershor 2021 Në ora: 16:35
William dhe Harry

Përurimi i statujës së Zonjës Diana do të jetë një moment përcaktues në marrëdhëniet midis dy vëllezërve, William dhe Harry. Ata më në fund mund të sqarojnë problemet e tyre njëherë e përgjithmonë dhe të vazhdojnë më tej falë Lady Diana, ose mund të ndodhë e kundërta.

Sipas ekspertëve mbretërorë, inaugurimi i statujës për nder të Princesësh Diana i planifikuar për nesër në Pallatin Kensington mund të jetë një moment i rëndësishëm për marrëdhënien mes dy vëllezërve.

Të dy vëllezërit, djem të Charles dhe Diana, kanë qenë në marrëdhënie të akullta që nga fillimi i vitit 2020, kur Princi Harry zbuloi se ai do të tërhiqej nga rolet e tij mbretërore për të lëvizur jashtë shtetit me gruan e tij Meghan Markle.

“Zbulimi i statujës së nënës së tyre të ndjerë do të jetë momenti i pajtimit ose dështimi përfundimtar i marrëdhënies së tyre si vëllezër. Por ne jemi pozitivë sepse kjo ngjarje është diçka që ata të dy kanë planifikuar së bashku si vëllezër për tre vjet, diçka që ata e kanë dashur dhe kanë folur që nga vdekja e Dianës në 1997.” shpjegon eksperti Duncan Larcombe.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat