Shakira ka zbuluar gabimin më të madh të jetës.
Ajo u rikthye pas në kohë duke treguar për prerjen e flokëve, për të cilën duket se është penduar shumë.
44 vjeçarja publikoi disa pamje nga vitet e kaluara.
Këtë paraqitje ajo e ka bërë në Francë në vitin 2012, ku ajo u nderua nga Ministria e Kulturës në Francë.
Kur u shfaq imazhi I saj me këtë prerje Shakira tregoi se e urrente këtë dukje të saj.
‘Oh, sa e tmerrshme! Kjo është një prerje flokësh e keqe” tha ajo.