Këngëtari siç duket nuk do ndalet këtë verë.
Artisti i njohur tregoi se ka gati projektin e radhës.
Përmes një imazhi nga klipi i realizuar ai njoftoi se nesër do e publikojë këngën në platforma sociale.
“Çika”, mban titullin videoklipi më i ri nga 2ton të cilin do e lansojë nesër në ora 16:00.
Ndryshe, një javë më parë ai ka hedhur në treg bashkëpunimin me vëllain e tij.