Adelina Tahiri u rikthye sërish në muzikë disa ditë më parë pas në mungese gati 2-vjeçare. Këngëtarja shqiptare publikoi këngën “Falma” në bashkëpunim me Anxhelo Koçin dhe fansat e Adelinës e pritën mjaft mirë këtë rikthim të saj.
Por mes shumë fansave, njëri prej tyre dallon më tepër, sepse ka mësuar që tani përmendësh gjithë këngën e Adelinës. Këngëtarja ka postuar në Instagram një video të djalit të saj, Jon Markov, i cili këndon nga fillimi në fund refrenin e këngës. E emocionuar për këtë moment, Adelina e ka ndarë menjëherë videon me ndjekësit e saj.
“Ooo drita e mamit! Kush mu bë të më këndoj këngët”, shkruan këngëtarja përkrah videos shumë të ëmbël të të voglit.
Kujtojmë se Adelina Tahiri u bë nënë për herë të parë me të voglin Jon rreth 3 vite më parë.