Ish- Missi, Afërdita Paqarada, shquhet si një prej ikonave të bukurisë shqiptare.
Ajo vazhdon të mbetet tërheqëse dhe në top formë edhe pas kaq vitesh, teksa është mjaft e ndjekur nga fansat në rrjetet sociale.
Shpesh, Paqarada publikon fotografi të ndryshme nga jeta e përditshme, gjersa nuk mungojnë edhe imazhet nga udhëtimet luksoze që zhvillon jashtë vendit.
Ndonëse është nënë, e Artit dhe Arbes, modelja e njohur vazhdon të ruajë vitalitetin e saj dhe të ketë një trup perfekt, të cilin e ekspozon me krenari në rrjetet sociale.
Ndryshe, Afërdita kujtojmë se tash e sa vite është njëra ndër organizatoret e ndejës vjetore, “Ballo shqiptare, dhe jo vetëm me këtë. Bukuroshja njihet edhe si organizatore e eventeve të ndryshme.
E bukura Afërditë sot feston ditëlindjen.
Pasi për bukuroshen, vitet e moshës janë vetëm numra, s’ po ia përmendim sa vjet i ka bërë sot. Edhe sot duket si miss i shkuar misseve.



