Megan Fox po përfaqëson komunitetin biseksual ndërsa feston ”Paradën e Krenarisë” këtë vit.
Aktorja postoi një selfie në Instagram, duke shfaqur manikyrin e saj të “Pride” me majë ngjyrë ylberi.
Fox vendosi mbishkrimin “#LGBTQIA për më shumë se dy dekada”.
Në vend të ngjyrave kryesore tradicionale, secila prej majava të thonjve kishte një ylber neoni me ngjyrat e flamurit LGBT.
Në vitin 2009 , aktorja e famshme për revistën “Esquire” kishte thënë se “Nuk e vë në dyshim se jam biseksuale”, shkruan HarpersBazaar.
Nëna e 3 fëmijëve aktualisht është në lidhje me reperin Machine Gun Kelly, të cilin ajo e njohu në sheshxhirimin e filmit të saj Midnight in the Switchgrass.