Bora Zemani është njëra ndër moderatoret më të njohura në Shqipëri, shkruan Kosovarja.
Ka moderuar emisione të ndryshme ndër vite, por në emisioni e fundit “Përputhen” ajo është bërë edhe më e dashur për publikun, kjo për shkak se ky emision për një kohë shumë të shkurtër morri vëmendjen e të gjithëve duke u ndjekur kështu nga kudo ku ka shqiptarë.
Ndëkaq çdo postim i moderatores tashmë kthehet në kryefjalën e mediave rozë duke u komentuar kështu nga të gjithë.
Kujtojmë se Bora para pak kohësh është ndarë edhe nga i dashuri i saj Donald Veshaj.
Së fundmi ajo ka postuar një foto në llogarinë e saj në Instagram ku ka marrë vëmendjen e të gjithëve.
Bora këtu është veshur me të bardha, duke u dukur kështu shumë elegante me një akullore në dorë.
Ajo që ka rënë në sy është mbishkrimi që ajo i ka vënë fotos.
“Shkrimë” ishte mbishkrimi i saj përkrahë fotos, se kujt iu është drejtuar ajo kjo ende nuk dihet.