Para pak kohësh, në rrjete sociale u përfol fakti që aktori i humorit, Bes Kallaku, u refuzua nga miku i tij Olsi Bylyku për t’iu bashkuar në emisionin e ri “Kosherja”.
Të dy djemtë vazhduan rrugë të ndara në karrierë, ndërsa u tha se pas këtij refuzimi, mes Besit dhe Olsit kishte pasur një zënkë.
Besi sqaroi më në fund për publikun situatën duke treguar se në fakt s’ka pasur asnjë zënkë mes tyre. Dy djemtë janë marrë vesh mirë me njëri-tjetrin dhe shoqëria vazhdon të ruhet. Por, duke qenë në punë të ndara, ata duket se nuk takohen aq shpesh sa dikur.
“Secili ka zgjedhjet e veta në jetë dhe mund të marri atë që do. Të gjithë aktorët e ‘Kosheres’ në shtator janë në nivel të secilit prej aktorëve apo kolegëve të mi”, tha Besi duke sqaruar një herë e mirë zërat.