NRG Band para një muaji lansoi projektin e shumë pëlqyer nga publiku.
Pas këngës “A m’ke harru”, Besnik Qaka ka treguar me anë të një postimi në instagram se është në përgatitje të një projekti të ri muzikor.
Kënëgën që do e sjellë e ka shoqëruar me një sekuencë të shkurtër e cila mori shumë komente pozitive.
Duke pasë parasysh sukseset e këngës së kaluar, edhe kjo të cilën po e paralajmëron këngëtari me siguri se do të jetë një hit i verës.
Ndryshe, grupi NRG Band është i themeluar qysh nga viti 2000 nga tre vëllezërit Qaka.