Ronela i dëbon djemtë qe s’e kënaqin në lidhje dhe na tregoi se si

Mediale Vip

Ronela i dëbon djemtë qe s’e kënaqin në lidhje dhe na tregoi se si

Më: 3 korrik 2021 Në ora: 13:49
Ronela Hajati

E ftuar tek “Binjakët”, Ronela Hajati nuk i ka shpëtuar as pyetjeve që lidhen me jetën e saj private. Gjatë intervistës, ajo është pyetur se çfarë dënimi u jep djemve që s’e kënaqin në lidhje dhe përgjigja ka qenë e prerë!

“I dënoj me dëbim, pra, duke i larguar nga jeta ime!”, ka thënë ajo.

Kjo përgjigje u komentua si një thumb tjetër për ish-in Young Zerka. Ndërsa e vënë përballë disa pyetjeve në ‘Soiree’ disa javë më parë, që lidheshin me jetën private, Ronela tregoi se kujtdo gjëje që i ka thënë jo në jetë, nuk është më brenda sa.

“Edhe pse jeni ndarë, ai rron ende brenda teje, sepse…?”, ishte pyetja që iu drejtua këngëtares, e cila u përgjigj: “Çfarë i kam thënë jo në jetë, nuk rron më brenda meje. Përveç babit tim, nuk rron asnjë që i kam thënë lamtumirë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat