Një grua transgjinore ka fituar titullin Miss Nevada USA për herë të parë në historinë e konkursit, sipas raporteve.
Kataluna Enriquez u kurorëzua fituese të dielën në konkursin e zhvilluar në Las Vegas.
Ajo fitoi kundër 21 kandidatëve të tjerë për të përfaqësuar Nevadan në konkursin e ardhshëm Miss USA në nëntor, njoton FoxNews.
“Faleminderit shumë të gjithëve që më mbështetën që nga dita e parë”, shkroi Enriquez në Instagram të hënën, pastaj falënderoi komunitetin në të cilin ajo bën pjesë dhe tha që pa ata nuk do të ishte aty ku është sot.