Arbana po shijon pushimet e saja me familjen.
Arbana Osmani në muajin tetor u bë nënë për herë të dytë, djalin moderatorja dhe partneri i saj Eduart Grishaj vendosën ta quajnë Diell.
Moderatorja e njohur që nga lindja ka qenë mjaft aktive në rrjete sociale, kështu duke ndarë foto dhe video si nga përditshmëria po ashtu edhe nga jeta profesionale.
Arbana sot ka ndarë disa fotografi ku shihet duke shijuar qëndrimin e saj në Greqi pasi ka udhëtuar atje me familjen e saj.
Ajo ndau pamje të një nga plazhet e ishullit grek të cilin e quajti plazhin më të bukur teksa shijon udhëtimin e saj me shëtitje të ndryshme nëpër ishull.