Bebe ka postuar disa imazhe në Instastory ku ka treguar se fluturimi i saj ka probleme me aterim.
Këngëtarja e dashur nga publiku, Bebe Rexha, para pak orësh ka kaluar një eksperiencë tejet të frikshme në një udhëtim ajror për në New York, shkruan lajmi.net.
Meqë ajo është një këngëtare e njohur sigurisht se ajo udhëton jo rrallë herë duke përdorur transportin ajror, ajo së fundi ka treguar se ka përjetuar një eksperiencë të tmerrshme teksa po udhëtonte drejt New York me kompaninë ajrore Delta.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/July/04/auto_210448939_168176042007002_7514543743322317169_n1625350634.jpg)
Ajo tregoi se pas disa vështirësive në pistën e zbritjes pasi kishte rrjedhje të ujit në kullën e kontrollit të trafikut ajror, piloti u kishte treguar se ata do të duheshin të qëndronin në ajër për 2 orë më shumë dhe kështu fluturimi i saj 5 orësh u bë thuajse 8 orë.
Më tej Bebe tregoi se ata do të zhvendosnin aterimin e tyre në Washington por që kompania ajrore Delta nuk po i lejonte ata që të zbrisnin nga aeroplani.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/July/04/auto_210131841_2579701988992396_6793277976081947893_n1625350638.jpg)
![Image](/media/botasot.info/images/2021/July/04/auto_210131841_2579701988992396_6793277976081947893_n1625350638.jpg)
Në një përditsim më vonë këngëtarja u shpreh se arsyeja e mos lejimit të daljes nga aeroplani ishte sepse dera e aeroplanit ishte thyer, por që të gjithë ishin mirë dhe të sigurt në tokë.