Këngëtari dhe moderatori, Naim Abazi ka komentuar ndeshjet e djeshme në Kampionatin Evropian “Euro 2020”.
Abazi ishte i ftuar së bashku me gruan e tij, Mihrie Braha në emisionin “Euro Dueli”.
Ai foli edhe për ngjashmërinë me ish-futbollistin legjendar të Barcelonës, Andres Iniesta.
“Unë luaj futboll. Zakonisht më thonë se jam si Iniesta, por jo, ai është sikur unë”, deklaroi ai.
“E për të luajtur, nuk e di, Messi luan ndoshta si unë”, tha Abazi duke qeshur.