Ditën e djeshme përmes një postimi në rrjetin social “Instagram”, Mozzik lajmëroi fansat se ka një surprizë për ta.
Ai zbuloi se në mesnatën e 9 korrikut do të publikojë një këngë të re, që do të mbajë titullin “Dashni me fotoshop”.
“Dashni me Fotoshop”, shkroi reperi krahas imazhit të shkëputur nga klipi i këngës, ku shfaqet përkrah disa vajzave.
Partnerja e Mozzikut, Loredana ka treguar se ka dëgjuar gjithë këngët që ka bërë gati reperi dhe ka shkruar dy fjalë për të në rrjetin social “Instagram”.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/July/04/auto_051625388625.jpg)
“O Mozzik nalu me këto hite Kosovësss se lujta”, shkruan Loredana përkrah një postimi në Instagram.
Kujtojmë se para pak ditësh, Loredana dhe Mozzik, publikuan këngën e tyre të parë pas ribashkimit. Kënga me titull “Rosenkrieg” tregon gjithë historinë e tyre pas ndarjes dhe videoklipi i dy artistëve flet shumë.
“Çdo gjë ndodhi sepse ne ishim shumë të dashuruar. Tani të gjithë po jetojnë me luftën tonë të trëndafilave. Shumë ndjenja u kthyen në politikë”, shprehen dyshja në këngë.