Melinda dje ka qëndruar në Gjermani.
Rep artistja kosovare ka disa ditë që kishte paralajmëruar që do të marrë pjesë në koncertin ‘We love Albania’ , të cilin e mbajti dje në Stutgart.
Melinda e cila krijoi dje atmosferë të zjarrtë për publikun shqiptar në diasporë, ka publikuar disa video duke i treguar këto momente të bukura.
Ajo po ashtu tërhoqi vëmendje edhe me veshjen që kishte zgjedhur, pantollona të shkurtër e bluzë të hapur, që e bën të duket mjaft mirë.
Ndërkohë që bashkëpunimi i saj me Gjikon e Norën është gati për tu lansuar, rikujtojmë se “Qa din ti” është projekti i fundit nga Melinda.