Në ditën e lindjes, Rudina Dembacaj kujton me një dedikim prekës të atin e ndjerë

Mediale Vip

Në ditën e lindjes, Rudina Dembacaj kujton me një dedikim prekës të atin e ndjerë

Më: 5 korrik 2021 Në ora: 06:17
Rudina Dembacaj

Rudina Dembacaj feston sot ditëlindjen. Kjo ditëlindje e gjeti në Capri e rrethuar nga deti, natyra e bukur, dashuria dhe urimet e panumërta nga miqtë dhe të njohurit. Por, Rudina ka një boshllëk që s’do mund t’ia mbushë askush dhe asgjë. Pikërisht në këtë ditë, ajo nuk kishte si të mos kujtonte të atin, i cili u nda nga jeta një vit më parë.

Mes urimeve të shumta që ka ripostuar në rrjetet sociale, bie në sy edhe një foto e saj me të atin e ndjerë dhe mbishkrimi:

“Ba, boshllëkun qe le ti, nuk e mbush dot asgjë! Gëzuar atje në qiell! Më mungon në çmenduri!”

Ditëlindjen e vitit të kaluar Rudina rrëfeu se e kaloi te dera e spitalit, për t’i qëndruar pranë të atit, i cili ishte në gjendje të rëndë.

“Ditëlindja ime sot do të jetë te dera e spitalit, duke të të thënë “Të dua Ba”, je i vetmi njeri që kam adhuruar gjithmonë! Të dua shumë”, shkruante ajo.

Pak ditë më vonë, aktorja dha lajmin e hidhur që babai i saj ishte ndarë nga jeta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat