Genci zbulon se si po duken sonte ai dhe partnerja në festën e ditëlindjes së saj

Mediale Vip

Genci zbulon se si po duken sonte ai dhe partnerja në festën e ditëlindjes së saj

Më: 5 korrik 2021 Në ora: 22:45
Genci dhe Eni Koçi

Eni Koçi sot feston ditëlindjen.

Partnerja e Gencit sot feston ditëlindjen, ku nuk mungoi as urimi i reperit për personin më të dashur në jetën e tij.

Eni ka vendosur qe festën e ditëlindjes ta organizojë në Tiranë, duke ftuar të afërm e miq nga Shqipëria e Kosova.

Përveç urimit që solli gjatë ditës, Genci ka publikuar edhe një imazh në krahët e Enit, meqë rast shkruan: “Një festë e bukur sapo ka nisur”.

Theksojmë se Eni dhe Genci akoma janë vetëm të fejuar, se kur do të ndodhë dasma e tyre mbetet të presim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat