Lidhja e Sara Hoxhës me Ledri Vulën bëri bujë të madhe në medie.
Dyshja tani janë prindër të një vajze që e pagëzuan me emrin, Poem Blu.
Së fundi nëna e Ledrit, Xheraldina ka postuar një fotografi me një vogëlush në krah por vëmendjen e mori komenti i ndjeksës së saj.
“Nuk e di si kalon mirë Sara me ty se në pamje të parë dukesh shumë e rreptë”– shkruan ndjekësja.
Nuk vonoi shumë dhe Xheri u përgjigj në mënyrën më epike.
“Valla e shtir jam bajagi. As vetë nuk e di si po kalon Sara me mua!”- u përgjigj ajo me ironi.