Kida, Ledri dhe Butrinti lansuan këngën para tri dite.
“Dale”, mban titullin projekti muzikor i tyre i cili ka arritur të dëgjohet edhe në shtete tjera.
Krahas shikueshmërisë në YouTube, bashkëpunimi i tyre po dëgjohet edhe në Shqipëri e Zvicër Maqedoni, Suedi e Austri.
Përmes një postimi në storien e saj në Instagram, Kida njoftoi se kënga po qëndron në vendin e parë në Shqipëri e Zvicër, vendin e tretë në Maqedoni, Suedi e Austri e pastaj në top listat e shteteve tjera si në: Norvegji, Itali, Sloveni, Belgjikë, UK, Finland dhe Greqi.
Përndryshe, sa i përket klikimeve deri më tani numëron 5 milionë shikime dhe më shumë.