Edhe pse është vëllai më i vogël, princi Harry është ai që ka trashëguar pjesën më të madhe të parave nga stërgjyshja, Elizabeth Bowes-Lyon, e njohur ndryshe dhe si “Nëna Mbretëreshë”.
Kjo e fundit ndërroi jetë në vitin 2002. Paratë e saj, kuptohet ia la trashëgim të bijës, mbretëreshës Elisabeta e II-të.
Por përpara se të vdiste, hapi një fond edhe për dy stërnipërit.
William dhe Harry, sipas BBC, duhet të ndanin mes tyre 14 milionë paundë. Por pjesa më e madhe e parave i shkoi Harry-t, për shkak se Williami kishte përfitime të tjera financiare duke qenë se ai do të shpallet dikur mbret.
Williami është i dyti në linjën e fronit britanik, ndërsa Harry-i, i gjashti, pasi përpara tij vijnë princi George, princesha Charlotte e princi Louis, dhe lista me shumë gjasë më vonë do të zgjatet edhe më fëmijët e tyre.