Rita Ora dhe Dj Sigala në maje të listave të Spotify me “You For Me”

Mediale Vip

Rita Ora dhe Dj Sigala në maje të listave të Spotify me “You For Me”

Më: 6 korrik 2021 Në ora: 21:27
Rita Ora

Këngëtarja shqiptare ka lansuar hitin e radhës me Dj Sigala.

Rita Ora është njëra ndër këngëtaret më të përmendura kohëve të fundit jo vetëm për një arsye.

Dyshja publikoi klipin këngën “You For Me” ku u shfaq me veshje të ndryshme në videoklipin interesant, në të cilin u përfshi edhe një koreografi e vallëzimit në pishinë.

Kënga e re nga dyshja po pëlqehet mjaft shumë nga publiku dhe tashmë po konsiderohet si njëra nga këngët që do të dëgjohet më së shumti gjatë verës.

Këtë e tregon edhe vetë profili i Spotify në Instagram, të cilët kanë publikuar një postim me statistika të këngëve më të dëgjuara në Mbretërinë e Bashkuar dhe “You For Me” po qëndron në vendin e tretë tashmë.

Rita ka qenë mjaft aktive kohëve të fundit me projekte të ndryshme teksa është parë duke xhiruar edhe një klip të ri muzikor i cili pritet të dalë në treg në gusht.

Image

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat