Biznesmenja e njohur nga qyteti i Pejës e cila jeton dhe vepron në Belgjikën e largët, Edona Llonçari, krahas arritjeve dhe sukseseve të njëpasnjëshme në fushën e biznesit dhe ndërmarrësisë, së fundmi me një super-këngë argëtuese është inkuadruar në fushën e muzikës, duke e pasuruar kështu tregun muzikës shqipe me këngën e saj të parë “Djali jem”.
këngëtarja Llonçari, tha se ajo është nënë e tre djemve të mrekullueshëm, por siç tha ajo, këtë këngë ja ka kushtuar djalit të saj të vogël, Edionit .
“Kjo këngë i kushtohet djalin tim të vogël, Edionit, i cili erdhi në jetë në rrethana pak me të vështira për shkak të COVID-19. Poashtu, kjo këngë ju dedikohet edhe të gjithë fëmijëve të cilët kanë lindur në periudhën e pandemisë”, tha Llonçari.
“S’ka dyshim se femrat janë krijesat më të bukura të universit. Gjithsecila prej tyre është e bukur, e suksesshme, e fortë dhe triumfuese në mënyrën e vet.
Me këtë rast duhet t’i përshëndetim dhe t’i përgëzojmë të gjitha femrat që janë bërë nëna në kohën e pandemisë COVID-19, të cilat edhe përkundër sfidave, vështirësive dhe rreziqeve të pandemisë, kanë vendosur të sjellin në jetë, një jetë të re”, tha Edona Llonçari, duke i falënderuar kështu të gjithë ata që i ndihmuan në realizimin e këtij projekti.
“Në emrin tim dhe të familjes sime, dua t’i falënderoi të gjithë miqtë, kolegët dhe bashkëpunëtorët e mi të ngushtë të cilët ndanë kohë nga koha e tyre e çmuar për realizimin e këtij projekti”.
Mes tjerash, duhet theksuar se, Edona Llonçari, është njëra nga punëtoret shqiptare më të dalluara në kompaninë prestigjioze “Aloe Vera”.
Poashtu, Edona, është përkthyese e licencuar e cila ofron shërbime të përkthimit në mënyrë profesionale nga gjuha Frënge në gjuhën Shqipe dhe anasjelltas.
Për fund vlen të përmendet se, Edona Llonçari, është njëra nga humanistet e shumta që ka diaspora jonë shqiptare e cila asnjëherë nuk është promovuar për aktivitetet e saja humanitare.