Këngëtarja po poston imazhe plot stil në rrjete sociale.
Kida është njëra ndër këngëtaret më të dashura të publikut shqiptar, e cila përveç se njihet për talentin e saj ajo pëlqehet në masë të madhe për stilin e saj.
Ajo njihet për stilin e saj mjaft të veçantë, të cilin e shfaq në veshje, grim apo jo rrallë herë edhe në flokë.
Kida shihej e veshur me një bluzë të thjeshtë ngjyrë të bardhë të cilën e kishte kombinuar me xhinse ngjyrë blu të hapur dhe xhaketë blu e dizajnuar me xhepa nga marka e njohur luksoze Louis Vuitton.
Për grimin dhe flokët gjithashtu këngëtarja kishte vendosur t`i mbante me stil më natyral por që dukej mjaft bukur gjithsesi.