Artisti që jeton në Diasporë e që është mjaft i angazhuar atje sidomos me mbrëmjet live ka ardhur me një projekt mjaft të bukur.
Po flasim për Gjon Ukaj, ku na ka sjellë një këngë mjaft të përshtatur për kohën e dasmave që mban titullin "Nusen si pehri", një këngë e vjetër e kënduar kohë më parë nga Augustin Ukaj me vëllezër.
Mësojmë se ka qenë idea e vetë këngëtarit që të përpunohet kjo këngë e me ndihmën e producentëve kanë sjellë një super projekt.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/July/07/auto_204666248_169347351782402_380089720789519367_n1625673658.jpg)
Për tekstin në përpunim është bërë nga Kreshnik Avdiu, muzika nga Gjon Ukaj dhe Armend Avdyli, orkestrimi nga Armend Avdyli dhe Alban Furtuna, e ku ky i fundit ka realizuar dhe Mix-Maxter të këngës.
Ne ju ftojmë ta shijoni këtë këngë edhe me videon më poshtë.BS