Djaloshi i ri i cili jeton dhe vepron në Vienë të Austrisë me familje, përveç aktiviteteve të shumta që bën, pasion të madh e ka dhe muzikën.
Ai së fundi ka publikuar edhe klipin e ri të këngës ‘Katile’ e cila konsiderohet të bëhet një ndër hitet e kësaj vere.
Ky projekt muzikorë vjen si një ‘dis’ ndaj këngës së Majkit me të njëjtin titull, por që po ashtu i referohet edhe virusit COVID-19 si një katil që vrau miliona njerëz në të gjithë globin.
Artisti i ri ka publikuar deri më tani katër projekte muzikore.
Dy të parat janë punuar në Austri, kurse projekti në fjalë dhe një tjetër janë punuar në Kosovë.