Historitë e suksesit të femrave shqiptare në botë, janë mbreslënëse. E tillë është edhe historia e Edona Llonçarit, biznesmenes nga Peja, e cila jeton dhe vepron në Belgjikë.
Ajo ia del sukseshëm në biznes dhe ndërmarrësi, ndërkohë që është artiste e lindur dhe së fundi ka bërë një hapë para në fushën e muzikës.
Edona, sapo ka prezantuar para publikut të gjërë këngën me titull “Djali jem”, këngë kjo që me të shpejtë po merr pëlqimin e audiences.
Kënga bartë në vetë një histori unike, pasi i kushtojet djalit të saj Edionit, i cili erdhi në këtë botë në periudhën e Covid 19-të.
Kjo këngë është dedikim edhe për të gjithë fëmijët që lindën në kohën e vështirë e sfiduese të pandemisë . Ndryshe, këngëtarja është nënë e tre djemve, që për të paraqesin pasurinë më të madhe.
Tekstin e këngës “Djali jem” e ka shkruar vetë këngëtarja, ndërkaq muzika dhe orkestrimi mbajnë vulën e maestros, Florent Boshnjaku.
Edona Llonçari është zë premtues dhe një femër që duket se do ta tregoj fuqinë dhe potencen e saj edhe në fushën e muzikës, ku ajo tashmë ka hapëruar sukseshëm.
Mes tjerash, duhet theksuar se, Edona Llonçari, është njëra nga punëtoret shqiptare më të dalluara në kompaninë prestigjioze “Aloe Vera”.
Gjjthashtu, është përkthyese e licencuar e cila ofron shërbime të përkëthimit në mënyrë profesionale nga gjuha Frenge në gjuhën Shqipe dhe anasjelltas.