Këngëtari krahas ndihmës së ofruar për shumë njerëz nuk ka vendosur të ndalet duke marrë edhe një iniciativë tjetër për ndihmë.
Labi, ka vendosur të kontribuojë për nënën dhe bijën nga Kaçaniku që kanë mbetur të pastrehuara.
Përmes një postimi në rrjete sociale, artisti shqiptar bëri të ditur se ka dal sot për të mbledhur para në mënyre që t’i sigurojë shumicën e mjaftueshëm për blerjen e një banese për Hazbije dhe Gylsere Shehun.
Postimi i plotë i Labit:
Lypsarë për qytetarë do të jam sa të është e nevojshme!
Personalisht, nuk më mungon asgjë, por kur shoh diqka të rëndë në popull e në vendin tim me mundon shumë dhe me duket si të është në shtëpinë time!
Prandaj jam këtu me ju për ti bërë nanë e bijë me banesë të re nga ky vend i shenjtë Kaçaniku Kosovë e Shqipërisë
Një foto më ndryshe se sa ato kishe po dal bukur e mirë!!!
Kaçanik 08.07.2021