Bledi Strakosha nuk është në grupin e personazheve të njohur që japin receta në publik për jetën e shëndetshme, stilin që ndjekin dhe sekretet e rinisë së përjetshme. Përkundrazi, nuk bën pjesë në ato personazhe të njohur që janë gjithmonë të freskët “falë gjeneve”, sepse, siç thotë ai, “plakja është e pashmangshme”. Por ajo që bën Bledi dhe shumë të tjerë nuk e bëjnë është të qenit i hapur me publikun.
Pak javë më parë, në një video që ka postuar në llogarinë e tij në Instagram, moderatori i njohur i ekranit ka ndarë me ndjekësit e tij momentin kur për herë të dytë ka bërë botox, por pa e tepruar. Siç tregoi edhe ai vetë, ndërhyrja ka qenë fare e lehtë, pa ia prishur atij portretin dhe as mimikën.
Sot, i ftuar në “Rudina”, Bledi tha se nuk e ka për turp ta tregojë edhe publikisht që ka bërë dy herë botox. Arsyeja ishte ndërhyrja në rrudhat e ballit dhe ato të syve.
“Kam bërë dy herë botoks dhe nuk kam turp ta them. E kam bërë për të ndërhyrë pak në rrudhat e shprehisë në ballë dhe tek sytë. Unë kam edhe një problem, qeset poshtë syve. Më sugjeruan që t`i hiqja dhe ato, por nuk pranova, sepse doja ta njihja veten kur të dilja para pasqyrës”, – tha Bledi duke theksuar që nuk do të bëjë asgjë tjetër që mund ta transformojë portretin e tij.