Këngëtarja nuk ka qenë aktive tash e disa ditë në rrjete sociale.
Megjithatë, sapo ka ndarë fotografi të reja teksa ka theksuar figurën e saj trupore.
E veshur me fustan me ngjyrë të zezë, Fjolla Morina shihet e rregulluar edhe me makijazh profesional dhe dukjen e ka përfunduar me një palë take dhe flokët e shndërruara në kaçurrele.
Ndërkohë, artistja shqiptare shpesh komentohet për ngjajshmërinë e madhe me blogeren e njohur Kim Kardashian siç po duket edhe në këto fotografi.
Kujtojmë se, Fjolla Morina nuk zbuloi se çka fshihet pas këtyre imazheve të saj.